Connect with us

Lajmet/Botë

Ndërron jetë 36-vjeçarja nga koronavirusi në spitalin ku punonte

Published

on

Shell Banners

Vdes 36-vjeçarja nga koronavirusi në spitalin ku punonte në Angli.

Një infermiere 36 vjeçare nga qyteti Walsall i Anglisë ka ndërruar jetë nga coronavirusi në spitalin ku punonte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Areema Nasreen, punoi në Spitalin Walsall Manor për 16 vjet, megjithëse besohet se filloi të tregojë simptoma gjatë pushimit vjetor.

KESCO

Areema Nasreen is a nurse at Walsall Manor Hospital (Picture: Google)
Spitali Walsall Manor

“Ajo ishte personi më i dashur, që kam takuar ndonjëherë”, tha mikja e saj Rubi Aktar.

“Pata nderin ta kem atë shoqe të ngushtë, ajo pranoi çdo të metë timen”, ka shtuar ajo.

“Nuk mund të besoj se nuk do ta shoh më buzëqeshjen e saj. Me mbështetjen dhe frymëzimin e saj unë jam infermierja që jam sot”, është shprehur Aktar.

Raportohet se Areema ishte në kujdes intensiv, megjithëse gjendja e saj filloi të përmirësohej pak, në çastet e fundit ndryshoi gjithçka, ndërsa vdiq në orët e para të mëngjesit.

Ndryshe numri i viktimave nga coronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 2,926, ndërsa 34 mijë persona janë infektuar deri më tani./KlinaPress./