Connect with us

Sport

Ndërron mendje agjenti i Hysajt: Është i vendosur të qëndroj te Napoli

Published

on

GorenjeKosova

Elseid Hysaj ka qenë ndër lojtarët më të përfolur në tregun e transferimeve.

Mbrojtësi shqiptar u lidh me shumë skuadra të mëdha, por deri më tani nuk ka bërë askush ndonjë hap konkret për transferimin e tij.

Roma, Inter, Juventus, Tottenham Hotspur, Schalke 04 dhe Atletico Madrid ishin skuadrat e interesuara për shqiptarin.

KESCO

Napoli nuk ka marrë asnjë ofertë që i ka kënaqur, kësisoj Hysaj pritet të mbetet në Sao Paolo.

Elseid Hysaj (Foto: Getty Images/Guliver)

Së paku kështu ka deklaruar agjenti i tij Mario Giuffredi për TMW.

“Hysaj është i vendosur të qëndroj te Napoli”, ka thënë shkurtimisht agjenti i lojtarit.

25-vjeçari ka një kontratë valide me Napolin deri në qershor të vitit 2021. /KlinaPress/