Connect with us

Lajmet/Botë

Ndodh edhe kjo: Gazetari raporton gabimisht nga tereni me filtrat e “Facebook”

Published

on

ART MOTION

Në industrinë e lajmeve, gabimet nuk merren lehtë pasi shikuesit u besojnë gazetarëve të transmetojnë me saktësi lajmet e ditës. Por, reporteri Justin Hinton, ka shkaktuar të qeshura pafund edhe tek shefat e tij.

Të enjten, Hinton u nis për në Madison County në Karolinën e Veriut për të raportuar për reshjet e borës.

Ai filloi të transmetojë raportin e tij ‘live’ në faqen e Facebook dhe menjëherë filluan që të shfaqeshin efekte të ndryshme, ku fytyra e tij dukej si mace dhe fekte të tjera.

KESCO

Justin kishte hapur aksidentalisht filtrat automatikë të fytyrës në Facebook dhe nuk e dinte që transmetimi po bëhej me këto filtera.

Ndërkohë që gazetari raportonte, spikerat në studio filluan të qeshnin ku u shprehën se po e pëlqenin atë që po ndodhte edhe pse ai nuk e dinte.

“Para se të isha drejtpërdrejt në Facebook në llogarinë e ‘WLOS ABC 13’ për të folur për borën, unë hapa padashje filtra dhe gjithë raportimi u duk kaq qesharak”, shprehet Justin pas komenteve gazmore. /Gazeta Sinjali/