Connect with us

Lajme

Ndryshon moti në Kosovë, këto janë temperaturat për katër ditët e ardhshme

Published

on

PEX HOST 728×90

Fundjava me mot më të ftohtë, reshje shiu dhe bore. Javën e ardhshme mot me diell, në mëngjes ngrica e gjatë ditës temperaturat në rritje

Një front i ftohtë që po zbret nga veriu i kontinentit mbi rajon, ditëve të fundjavës do të sjell mot më të ftohtë me të reshura shiu gjatë ditës së shtunë, e ditën e diel shiu pritet të shndërrohet edhe në borë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga dita e hënë fusha anticiklonike nga Skandinavia shtrihen në lindje të rajonit, të cilat kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

KESCO

“Mirëpo masat e ftohta ajrore që do të depërtojnë në rajon, orëve të mëngjesit do të krijohen kushte për ngrica, e gjatë ditës temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje përreth vlerave mesatare”, thekson PW.

“Për shkak të qarkullimit të mjaftueshëm ajror në fundjavë cilësia e ajrit do të shënojë përmirësim dhe do të luhatet në vlera të mira dhe mesatare”, njofton PW./KlinaPress./