Connect with us

Kulturë

Në ditën botërore të muzeve, Veseli përsëritë kërkesën për ndërtimin e muzeve të dëbimit dhe gjenocidit serb në Kosovë

Published

on

ne-diten-boterore-te-muzeve,-veseli-perserite-kerkesen-per-ndertimin-e-muzeve-te-debimit-dhe-gjenocidit-serb-ne-kosove
Mëso shqip – MDIS

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Migjen Kelmendi, kanë vizituar stacionin e trenave në Prishtinë për të kujtuar ditën ndërkombëtare të muzeve dhe për të kërkuar që sa më parë ky vend nga ku u dëbuan dhjetëra mijëra shqiptarë gjatë luftës të shndërrohet në muze.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka propozuar që kjo hapësirë e stacionit të trenave në Prishtinë të kthehet në muze në mënyrë që sipas tij, të mos harrohet e kaluara e qytetarëve të Kosovarës.

“Kjo është fusha e dhembjes së Prishtinës, ky është monument në vete ku gjysma e Prishtinës janë depërtuar e nuk e kanë ditur fatin e tyre. Ky monument duhet të zyrtarizohet. Më vjen keq që nuk ka ndodhur po se ka qare pa ndodhur. Ky do të jetë muzeu i dhembjes së Kosovës, muzeu i dhembjes së Prishtinës dhe pjesa te tjegullorja atje ku do ta ndërtojmë. Nuk duhet të jemi popull hakmarrës, por ta dokumentojmë dhimbjen që e kemi kaluar”, tha Veseli.

KESCO

“Ne nuk e kemi ndërmjet me harru, shumë po politizohet çdo gjë në Kosovë, por dhimbja jonë është veç një, nuk ka parti, nuk ka politikë. Sot 18 maji është Dita Ndërkombëtar e Muzeve, nuk kem me heq dorë nga ideja por edhe për të pagjeturit në mënyrë të veçantë”, tha ai.

Migjen Kelmendi me këtë rast rrëfeu ditët e vështira të luftës e ku ishte njëri nga mijëra qytetarë të Prishtinës që u depërtua dhunshëm nga Kosova nëpërmjet trenit.

“Erdhëm për ta kujtuar këtë moment sepse nga këtu 50 mijë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e veta të ndjekur nga policët e Millosheviqit, u detyruan të vijnë në këtë fushë këtu në stacion, e cila e ka humbur autenticitetin e vet me këto ndërtime të shëmtuara, ku u krijua një Prishtinë e vogël e cila e priste trenin për me ardh për të gjetur mënyrë për të hyrë në tren e për të shkuar kushedi se ku”, rrëfeu Kelmendi.

“Ata nuk na tregonin se ku do të na vendosnin. Dikush thoshte në Ferizaj do ti ndajnë burrat, diksuh thoshte se do të na qojnë në kufi me Maqedoninë. Ai masivitet u bë që të shpërnguleshin shqiptarët nga këtu në kufi me Maqedoninë nga nje kordon policie serbe. Për shkak të kësaj lufte na e pame se çfarë çmimi ka liria. Besoj shumē që propozimi i kryetarit Kadri Veseli për ta shndërruar këtë vend në muze do të jetësohet dhe do të shërbej si memorie kolektive për atë tmerr që kemi kaluar”, tha Kelmendi.

Edhe Remzi Berisha, dëshmitar i depërtimeve, ka treguar se pothuajse të gjithë qytetarët e Prishtinës gjatë luftës kanë kaluar në këtë hapësirë të stacionit të trenave.

“Janë bartur kufoma nga këtu sepse kanë vdekur pleq. Krejt Prishtina kanë kaluar nga këtu, ka pasur rast që edhe kanë kaluar natën në këto shtëpi tek stacioni, kush ka mundur ka hyrë për dritare e për dere”, tha ai./KlinaPress./