Connect with us

Lajme

Në këtë komunë, viti shkollor do të nis me greva

Published

on

Princ Caffe Banners

Sërish do të ketë grevë në arsim.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka bërë të ditur se viti i ri shkollor do të fillojë me greva në Kamenicë pas vendimit të kryetarit të kësaj komune, Qëndron Kastrati për mbyllje të 19 shkollave

Kështu të paktën ka bërë të ditur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari në intervistën 45/45 të KlinaaPress, i cili tha se në shtator qytetin e Kamenicës e presin grevat.

Sipas tij, nga takimet që kanë zhvilluar me prindërit dhe me mësimdhënësit është parë një tension i madh.

KESCO
Jashari po ashtu ka deklaruar se nëse nuk tërhiqet vendimi i Kastratit për mbylljen e shkollave në Kamenicë, SBASHK-u do të reagojnë përmes grevave dhe do pengojë një gjë të tillë.

Madje ai ka thënë se në rast se mbyllen shkollat, greva mund të përshkallëzohet dhe në nivelin qendror./KlinaPress/