Connect with us

Lajme

Nesër nënshkrimi i marrëveshjes, LVV-LDK nuk japin detaje

Published

on

SIGMA Banners

Nesër pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkohë, ende nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të Parlamentit të Kosovës.

Në takimin që u mbajt  të shtunën në mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 për qind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.

Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet e tjera.

KESCO

Njëri nga nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka dashur të jap detaje, duke thënë se “këto detaje do të bëhen publike kur të vije koha”.

Detaje nga kjo marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet nesër, nuk kanë shpalosur as përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zyrtari për media nga kjo parti, Arlind Manxhuka tha se të gjitha do të kuptohen nesër.

“Nuk mundemi ende të shpalosim asnjë detaj nga marrëveshja, meqenëse nesër është paralajmëruar nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion VV-LDK, atëherë aty do t’i shohim të gjitha detajet”, ka thënë ai për Kosovapress.

Ndërkohë në portale të ndryshme vendore është spekuluar për ministritë që do t’i drejtojnë dy partitë politike në koalicion qeverisës dhe zëvendësministrat.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas gati dy muaj bisedime që nga përfundimi i zgjedhjeve, më në fund janë harmonizuar 100 përqind për programin qeverisës.

Kujtojmë se subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak 28. Ndërsa, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re.

E sipas të gjitha gjasave, dita e hënë pritet të jetë vendimtare për marrëveshjen rreth themelimit të udhëheqësisë së re. /KlinaPRESS/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *