Sport
Neymar-Barcelona, vjen lajmi i papritur

Gazeta franceze La Parisen ka akuzuar FC Barcelona për interes të rremë për kthimin e Neymar në Camp Nou.
Sipas një raporti në të përditshmen franceze, FC Barcelona ka krijuar në mënyrë të rreme interesin për të ri-nënshkruar ndërkombëtarin brazilian në mënyrë që të qetësojë kapitenin e klubit Lionel Messi përpara sezonit të ri,përcjell KlinaPress.
Mesi raportohet se i ka thënë menaxherit Ernesto Valverde se dëshiron ta shohë Neymar përsëri në Katalonjë, megjithatë asnjë ofertë zyrtare nuk është paraqitur në anën e Ligue 1.
Kampionët mbrojtës të La Ligës raportuan se i kanë ofruar PSG-së një marrëveshje lojtar plus-para që përfshin Philippe Coutinho, megjithatë kjo u refuzua menjëherë nga pala franceze, të cilët po qëndrojnë në çmimin e tyre të kërkuar prej 200 milion €./KlinaPress/