Connect with us

Lokale

Nga e hëna nis lejimi i vikendeve për të dënuarit dhe vizitat familjare nëpër Qendrat Korrektuese

Published

on

nga-e-hena-nis-lejimi-i-vikendeve-per-te-denuarit-dhe-vizitat-familjare-neper-qendrat-korrektuese
COVID-19

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se nga dita e hënë do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në institucionet korrektuese.

“SHKK nga data 14.09.2020 do të filloi me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejoi  dy persona të rritur dhe fëmijët (fëmijët nuk kufizohen).Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe  maskë mbrojtëse”, thuhet në njoftimin për media,

Gjithashtu u tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

KESCO

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve  rreth hapave në vazhdim.

The post Nga e hëna nis lejimi i vikendeve për të dënuarit dhe vizitat familjare nëpër Qendrat Korrektuese appeared first on Klina.info.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *