Connect with us

ShowBiz

Nicole Scherzinger tregon sekretin e linjave trupore

Published

on

Schengen Visa

Ajo është parë në studio të ndryshme të fitnesit në Sidnei, që nga fillimi i xhirimeve të “Australia’s Got Talent”.

Dhe Nicole Scherzinger, e cila është pjesë e jurisë në talent show, ka treguar se si kujdeset për format trupore vetëm me anë të një pjate, gjatë një interviste me DailyMail Australia këtë javë.

41-vjeçarja tha se ajo nuk është ‘aq e rreptë’ në ushqim sa do të mendonit dhe është një ‘besimtare e fortë e gjithçkaje’.

KESCO

Nicole Scherzinger/Foto: Instagram

Nicole ka një vakt të përzemërt të proteinave dhe karbohidrateve për mëngjes, e ndjekur më pas nga një drekë më e vogël.

‘Mëngjesi im i preferuar është vezët me avokado dhe salmoni’, ka thënë këngëtarja e ‘Pussycat Doll’ për DailyMail Australia. ‘Për drekë zakonisht ruaj diçka të vogël dhe të shëndetshme, dhe më pas ha jashtë mbrëmjeve’.

‘Përzierja e gjithçkaje më jep rezultatet më të mira. Shtrirja dhe hidratimi janë kaq të rëndësishme për të bërë përparim edhe me qëllimet tuaja të fitnesit’.

Ajo po ashtu kujdeset mjaft shumë për lëkurën dhe pamjen edhe kur udhëton, derisa merr me vete gjithnjë produktet që i nevojiten.

‘Unë e dua një laps buzësh të kuq nga MAC, të cilën shpesh më shihni duke e vënë kur dalë nga aeroporti. Unë gjithashtu e dua kremin hidratues të La Mer dhe serumin e tyre rigjenerues”, ka thënë mes të tjerash Nicole. /KlinaPress/