Connect with us

Lajme

Nisma në Klinë: Jakup Krasniqi do ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK – së

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Në përkrahje të Jakup Krasniqit, ish zëdhënës i UÇK – së, i cili është nisur për në Hagë pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, ka dalur edhe dega e Nismës Socialdemokrate në Klinë.
Në një postim në facebook shprehen të bindur në pastërtinë e luftës së UÇK – së, dhe në këtë rast z. Krasniqi do të dëshmoj më së miri pastërtinë e kësaj lufte të lavdishme.

Postimi i plotë:

“Përkrahje dhe admirim për Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, z.Jakup Krasniqi
Kryesia e degës së Nisma Socialdemokrate, dega në Klinë, përkrah fuqishëm Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, z. Jakup Krasniqi, me rastin e arritjes së ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Ne jemi të bindur në pastërtinë e luftës së UÇK – së, dhe në këtë rast z. Krasniqi do të dëshmoj më së miri pastërtinë e kësaj lufte të lavdishme. /KlinaPress/

KESCO