Connect with us

Lajme

Një ditë para përfundimit të afatit për koalicione parazgjedhore, takohen Kurti e Mustafa

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Një ditë para përfundimit të afatit për koalicione parazgjedhore, janë takuar sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në njërin nga restorantet e kryeqytetit.

KosovaPress merr vesh se takimi ka qenë i shkurtër, ndërsa nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Kujtojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor u ka caktuar afat subjekteve politikë për lidhjen e koalicioneve të mundshme parazgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit, deri më 30 gusht.

KESCO

LDK dhe Vetëvendosje deri tani nuk kanë arritur të merren vesh për postin e kryeministrin.

LDK ka nominuar Vjosa Osmanin, ndërsa Vetëvendosje, Albin Kurtin./KlinaPress/