Connect with us

Lajme

Një doktor i inxhinierisë mekanike bëhet pjesë e PDK-së

Published

on

Pex Host Big

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar Riad Ramadani.

Veseli ka thënë se anëtari më i ri i PDK-së, ka doktoruar në Inxhineri Mekanike dhe që punon si asistent në Universitetin e Prishtinës,

“Riadi, bashkë me gjeneratat e reja, me anëtarët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës, i kanë hyrë politikës për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe çdo dukuri negative në shoqërinë tonë, duke i jetësuar pritjet e qytetarëve dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton KlinaPress.

KESCO

PDK gjatë këtyre ditëve ka pranuar disa anëtarë të ri.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen me 6 tetor, ditë e diele./KlinaPress/