Connect with us

Kronika e Zezë

Një person i lënduar, nga dy shpërthime dhe të shtënat me armë zjarri në Pejë

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë, pak para mesnatës, në Pejë kanë ndodhur dy shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali, me ç’rast një person ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas komunikatës së Policisë për Rajonin e Pejës, nga shpërthimet e fuqishme, përveç një personi të lënduar, dëme të konsiderueshme kanë pësuar disa automjete që ishin të parkuara.

“Policia e Kosovës, më të pranuar informatën për një rast shpërthimi më datë 26.07.2019 rreth orës 23:30 në rr.’ Kreshnik Ademaj’ në Pejë, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore në vendin e ngjarjes, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

KESCO

“Është informuar prokurori i shteti dhe të gjitha veprimet për këqyrjen e vendit të ngjarjes janë koordinuar me të njëjtin. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, për të vazhduar më këqyrje edhe sot me datë 27.07.2019”.

“Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali në rrugën e cekur më lartë”.

Policia thotë se “nga ky shpërthim, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë dhe i njëjti pas ndërhyrjes mjekësore është liruar për në shtëpi”.

“Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtua”r.

“Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë. /KlinaPress/