Connect with us

Lajme

Njihuni me 20 vendet që nuk janë prekur ende nga koronavirusi

Published

on

ART MOTION

Pandemia e koronavirusit ka prekur pothuajse të gjithë botën.

Virusi, i cili ka thuhet se ka origjinën në Kinë, është përhapur në të gjitha kontinentet përveç Antarktidës, por ka ende vende ku nuk është raportuar – së paku zyrtarisht – asnjë infeksion.

Dhe siç shkruan klix.ba, nga 195 vendet e njohura nga Kombet e Bashkuara, vetëm 20 deri më tani nuk kanë raportuar infeksione të koronavirusit.

KESCO

Në total, më shumë se gjysmë milion njerëz janë të infektuar në botë, dhe çuditërisht, në vendin më të vogël në botë, Vatikan ka të infektuar katër persona.

Coronavirusi ka mbërritur në të gjitha vendet e Evropës dhe në të dy Amerikat, dhe deri më tani, Afrika dhe Oqeania janë akoma “duke u mbajtur mirë”, në të cilat, tetë vende nuk kanë raste të regjistruara të infeksionit.

Po sipas klix.ba, në Azi, katër vende nuk kanë zyrtarisht ndonjë rast të raportuar me koronavirus, por duke pasur parasysh specifikat e Koresë së Veriut, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Jemenit dhe afërsinë e tyre me qendrat e infeksionit në rajonet e tyre, është e vështirë të pritet që ky informacion të jetë i saktë.

Megjithatë, këto janë shtetet ku nuk është raportuar koronavirus:

Afrika: Burundi, Comoros, Malawi, Sao Tome dhe Principe, Sudani i Jugut, Sahara Perëndimore, Lesotho, Sierra Leone.

Azia: Koreja e Veriut, Taxhikistani, Turkmenistani, Jemeni.

Oqeania: Kiribati, Ishujt Marshall, Micronesia, Samoa, Samoa Amerikane, Ishujt Solomon, Tonga, Vanuatu./Gazeta Sinjali/