Lajme
Njofton Quni: Një pjesëtar i FSK-së është i infektuar me koronavirus

Quni ka njoftuar se një pjesëtar i FSK-së është i infektuar me koronavirus.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se asnjë pjesëtarë i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me koronavirus.
Quni tha se Kosova ka shumë pjesëtarë ushtarak me detyra dhe misione në vende të ndryshme të botës.
“Ka një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të FSK-së siç janë atashetë ushtarakë me misione apo trajnime ushtarake jashtë vendit. Deri tani vetëm njëri prej tyre rezulton i prekur me COVID-19 derisa ishte në një trajnim”.
Kreu i Mbrojtjes në Kosovës nuk ka dashur të tregojë vendin ku është infektuar ushtaraku, duke konsideruar këtë si deskrecion shtetërorë.
Ai theksoi se me të janë në kontakt dhe i njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ai madje as që e ka vërejtur që është i infektuar, por kur ka bërë testet si gjithë pjesëtarët tjerë, ka rezultuar pozitiv”.
Duke folur për rolin e Forcës së Sigurisë Kosovës në menaxhimin e pandemisë, Quni thotë se për momentin FSK bënë transportimin e udhëtarëve nga aeroporti apo kufiri tokësorë si dhe vendosjen e tendave nëpër qendra të ndryshme mjekësore./KlinaPress./