Connect with us

Lajme

Norvegjia do ta mbështesë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Published

on

Pex Host Big

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Pacolli, e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

“Të dy bashkëbiseduesit shprehen zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian”, thuhet në një njoftim për media nga MPJ. /KlinaPress/

KESCO