Connect with us

Superliga e Kosovës

Nuk marrin paga, kriza godet edhe futbollistët në Kosovë

Published

on

COVID-19

Kriza ka goditur edhe futbollistët në vendin tonë.

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, Visar Zogiani, ka bërë të ditur se futbollistët në Kosovë nuk kanë marrë ende paga për muajin mars, kur edhe janë pezulluar aktivitetet sportive në vend.

Njëjtë si vendet e tjera në botë, edhe Kosova po përballet me virusin Covid-19. Ky virus ka bërë që të ndërpriten të gjitha aktivitetet sportive në vend, përfshirë këtu edhe ndeshjet e kampionatit në Ipko Superligën e Kosovës.

KESCO

Klubet tashmë jo vetëm që i kanë pezulluar ndeshjet, por i kanë pezulluar edhe seancat stërvitore, përderisa i kanë udhëzuar futbollistët të vazhdojnë të stërviten nëpër shtëpitë e tyre që të mos e humbin formën e mirë.

Pasi që shumica e klubeve kosovare udhëhiqen nga biznesmenë që vijnë nga sektori privat, tashmë klubet e tyre po përballen edhe me krizë në aspektin financiar, jo vetëm në atë sportiv.

Kjo ka bërë që klubet të pësojnë dëme të mëdha financiare tani që janë pezulluar aktivitetet sportive, përderisa edhe bizneset e kryetarëve të klubeve po e kanë të vështirë t’i menaxhojnë dëmet e tyre. Kjo bën që të ketë rrezik që futbollistët dhe stafi i klubeve të mbeten pa paga nëse situata nuk përmirësohet.

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, Visar Zogiani ka bërë të ditur se tashmë futbollistët nuk janë paguar për muajin mars, kur në gjysmë të muajit u ndërprenë aktivitetet sportive.

“Të them të drejtën, sipas disa informacioneve që i kemi, së bashku me bordin e Shoqatës, shumica e ekipeve deri në muajin shkurt janë në rregull, përderisa e dimë që nga mesi i marsit u ndërprenë aktivitetet”, ka thënë Zogiani.

“Rrogat e marsit, që deri me informatat që i morëm të enjten, nuk janë paguar te asnjë ekip. Ndoshta sot mund të dalin të më demantojnë, por informatat e fundit i kemi që s’janë paguar”./KlinaPress./