Connect with us

Ekonomi

Oda e Afarizmit kërkon nga Agjencia e Privatizimit kohëzgjatjen e qirasë së objekteve të bizneseve

Published

on

Pex Host Big

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës janë pritur në takim nga drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi njoftoi Tolajn për problemet që po preokupojnë aktualisht bizneset në raport me objektet dhe pronat, si dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.

Sipas një komunikate të OAK, Krasniqi kërkoi nga drejtori i AKP-së të shikoj mundësitë për kohëzgjatjen e qirasë së objekteve ngase me rregullore të AKP-së, biznesi ka të drejtë të huazojë objektin me qira vetëm për periudhën një vjeçare.

KESCO

Ai ka theksuar se kjo gjë po paraqet pengesë të madhe dhe pasiguri tek bizneset, duke ditur që bizneset janë faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në vend, duhet larguar barrierat dhe jo të rëndohen më tepër.

Ndërsa, Tolaj u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset.

Ai deklaroi se po bënë përpjekje për shtimin e afateve sa i përket kohëzgjatjes së kontratës të objekteve me qira, duke u krijuar lehtësira dhe siguri më të madhe bizneseve gjatë operimit të tyre. /KlinaPress/