Connect with us

Lajme

OSBE: Institucionet të bëjnë çmos për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Published

on

Pex Host Big

Misioni i OSBE-së në Kosovë u ka bërë thirrje institucioneve që të bëjnë çmos për zbardhjen e fatit të 1653 personave të pagjetur.

“Familjet e të zhdukurve vazhdojnë të vuajnë dhe po presin zgjidhje. Vuajtja e tyre dhe kostoja njerëzore e konfliktit duhet të jenë një kujtesë e vazhdueshme e vlerës së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

KESCO

Misioni i OSBE-së në Kosovë kujton fatin e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë viteve të trazirave në Kosovë. Në 20 vjetorin e misionit tonë, rikonfirmojmë angazhimin tonë për të punuar për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur nga të gjitha komunitetet. U bëjmë thirrje institucioneve, shoqërisë dhe individëve të bëjnë çmos që të zbardhen rastet e mbi e 1,653 personave që ende nuk janë llogaritur. Familjet e të zhdukurve vazhdojnë të vuajnë dhe po presin zgjidhje. Vuajtja e tyre dhe kostoja njerëzore e konfliktit duhet të jenë një kujtesë e vazhdueshme e vlerës së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë. /KlinaPress/