Connect with us

Lajme

Osmani: E themi para gjithë botës, nuk do të ketë qetësi me Serbinë derisa plagët në zemrat e nënave tona janë të hapura

Published

on

Pex Host Big

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se përpjekjet për normalizim raportesh me Serbinë nuk mund të japin asnjë rezultat derisa plagët në zemrat e nënave janë të hapura.

“20 vjet pritje, sot e çdo ditë, e themi para gjithë botës se nuk do të ketë qetësi dhe se përpjekjet për normalizim raportesh me Serbinë nuk mund të japin asnjë rezultat, derisa plagët në zemrat e nënave tona të jenë të hapura; nuk mund të ketë paqe të vërtetë ndërmjet nesh, pa paqe shpirtërore tek secila familje në Kosovë, që edhe 20 vjet pas luftës ka familjarë të zhdukur”, ka shkruar Osmani në Facebook, transmeton KlinaPress.

KESCO

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve në Kosovë është shënuar edhe me një protestë paqësore e organizuar nga shoqata “Ngritja e Zërit”, dhe po ashtu është promovuar një libër me rrëfime të familjarëve të të zhdukurve ”Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”.

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur në Kosovë kërkon edhe 1653 persona, fati i të cilëve ende nuk dihet./KlinaPress/