Connect with us

Lajmet/Botë

Osmani falënderon Japoninë për ndihmat në përballimin e pandemisë

Published

on

osmani-falenderon-japonine-per-ndihmat-ne-perballimin-e-pandemise
Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Kryekuvendarja Vjosa Osmani, në takim me ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasaëara, ka thënë se ndihma e Japonisë për t`i përballuar pasojat e pandemisë Covid-19 është e çmueshme dhe ka ardhë në kohën e duhur.

Ajo ka falënderuar shtetin japonez për ndihmat dhe ka thënë se bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë duhet të jetë prioritet.

KESCO

“Është mirë që kemi mbështetjen e një shteti mik si Japonia në këto kohë të vështira”, ka thënë Osmani, duke kërkuar që bashkëpunimi në këtë sferë të vazhdojë edhe më.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e investimeve në infrastrukturën shëndetësore me qëllim që të krijohen kapacitete të duhura për preventivë, përtej reagimit emergjent.

Palët diskutuan edhe për mundësitë e shkëmbimit ndërmjet të dy shteteve, si në fushën e digjitalizimit apo teknologjisë, me fokus të posaçëm në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *