Politikë
Osmani paralajmëron padi ndaj Haraqisë, pasi ky i fundit i tha se e shkolloi Thaçi

Vjosa Osmani ka paralajmëruar padi ndaj Astrit Haraqisë.
Osmani e LDK’së i është përgjigjur Astrit Haraqisë pasi ky i fundit tha sonte në Debat Plus se Osmani është shkolluar nga presidenti Hashim Thaçi.
Osmani ka paralajmëruar se do ta padisë Haraqinë dhe se bursën e kishte fituar nga Amerika, e jo nga Thaçi.
‘’Do të paditesh me këtë që ke deklaruar. Bursa ime është nga Amerika. Asnjë cent nuk e kam marrë prej Hashim Thaçit’’, thuhet në mesazhin e Osmanit./KlinaPress./