Lajme
Pacolli i kërkon llogari Vlora Çitakut për mosnjohjen nga Xhamajka

Lajmi se Xhamajka ka njohur Kosovën po del të jetë i pavërtetë.
Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën.
Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën
“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo.
E për këtë, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitor Pacolli, ka thënë nëse informatën e pavërtetë, ambasadorja, Vlora Çitaku dihet të jap llogari.
“Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë. Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari”, ka shkruar ajo./Gazeta inFokus/