Connect with us

Lajme

Pacolli takon Palmer, flasin për dialogun me Serbinë

Published

on

ART MOTION

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar të dërguarin e posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Pacolli ka shkruar se Palmer i ka thënë se Kosova dialogun e sheh si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis me Serbinë.

Postimi i plotë:

KESCO

Sot, në margjinat e Forumit të Bled-it, pata një takim me të Dërguarin te Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë.
Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim.
Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm. /KlinaPress/