Connect with us

Lajme

Pallaska thotë se nuk është taksa problemi mes Albin Kurtit dhe SHBA-së

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Dastid Pallaska ka thënë se nuk është taksa problemi mes Albin Kurtit dhe SHBA-së.

Avokati i njohur, Dastid Pallaska ka thënë se nuk është taksa problemi mes kryeministrit në ikje, Albin Kurtit dhe SHBA-së.

“Problemi nuk është taksa, problem në raportet me kryeministrin është gënjeshtra e kryeministrit në ikje, siç u tha edhe mbrëmë në komunikatë. Kurti ka filluar të gënjejë sa i përket politikes amerikanë në raport me Kosovës”, ka thënë Pallaska.

KESCO

“Ky është një problem që SHBA nuk mund ta tolerojë, andaj SHBA ishin shumë më të ashpra me ish-kryeministrin Ramush Haradinajn që e vendosi taksën dhe e mbajti atë me kokëfortësi për një kohë të gjatë se sa me Kurtin”, vazhdoi tutje ai.

Pallaska, konsideron se veprimet e Kurtit të mëvonshme për kinse rivendosje të raporteve ishin jo të mjaftueshme dhe të papërfillshme./KlinaPress./