Alex Morgan trolling England by sipping tea is LEGENDARY
Sport
Pamje: Alex Morgan tallet me Anglinë, pasi e shënoi golin vendimtar të ndeshjes

Sulmuesja e ekipit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alex Morgan, u shpreh se e festoi golin e saj kundër Anglinë duke bërë sikur po pinte çaj sepse dëshironte ta bënte ndeshjen më interesante.
Amerikania e shënoi golin e fitores në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës së vajzave kundër Anglisë, duke ia siguruar kështu SHBA-së një vend në finale kundër Holandës apo Suedisë, transmeton KlinaPress.com.
Pasi e shënoi golin e fundit në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2:1, Morgan festoi duke bërë sikur të ishte duke pirë çaj – traditë për anglezët. Ky veprim i amerikanes u vlerësua si ofendues nga disa tifozë./KlinaPress.com/
Morgan u shpreh se festimi ishte i frymëzuar nga njëra ndër bashkëlojtarët e saj, Megan Rapinoe, e cila u bë e famshme me festimin e saj në çerekfinale kundër Francës, duke i ngritur krahët drejt qiellit pasi i kishte shënuar dy gola.
“Doja që ndeshja të mbetej sa më interesante. E di që Megan Rapinoe i ka festimet më të mirë, kështu që unë u detyrova ta ngre nivelin e festimeve të mia”, u shpreh Morgan pas ndeshjes.
“Ne kemi shumë zhurmë rreth skuadrës tonë dhe kjo nuk e ndikon skuadrën tonë, kështu që mendoj se ne vetëm vazhdojmë të pimë çaj”. /Gazeta Express/