Connect with us

Ekonomi

Pandemia rrit blerjet online në Kosovë

Published

on

COVID-19

Pandemia  e cila solli mbylljen e shumë bizneseve, si duket ka pasur ndikim tek blerjet online, pasi kërkesa e konsumatorëve për blerjen e produkteve në këtë formë është rritur në krahasim me vitet e kaluara.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës: Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2020.

Aty përfshihen edhe statistika për blerjet online, shkruan Reporteri.

KESCO

Sipas këtij raporti, në vitin 2020 përqindja e individëve që kanë blerë apo
porositur mallra dhe shërbime përmes internetit është 35.4%. Krahasuar me vitin
2019, raporti thekson se është vërejtur një rritje për 7.5 përqind.

14.2 përqind të respodentëve janë deklaruar se shuma e mjeteve të shpenzuara për të blerë ose porositur mallra ose shërbime përmes internetit për përdorim privat ishte më pak se 50 euro, ndërsa 0.4 përqind e respodentëve janë deklaruar se kanë blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes internetit në vlerën 1000 euro dhe më shumë./KLINAPRESS./