Connect with us

Sport

Pas interesimit të kinezëve, Bale: Preferoj të rri në tribunat e Realit se sa të transferohem në Kinë

Published

on

ART MOTION

“Gareth bale kurrë më nuk do të luajë për Realin”, kishte shkruar ditë më parë gazeta e afërt me klubin madrilen, Marca, por vetëm tri ditë më vonë, uellsiani realizoi një gol gjatë mbrëmjes së kaluar kundër Arsenalit.

Megjithatë, performanca e mirë e sulmuesit nuk ia ndryshon statusin në ekipin spanjoll. Klubi i Madridit dëshiron që ta largojë futbollistin dhe trajnerin Zinedine Zidane nuk llogaritet në atë në sezonin e ardhshëm.

Shumë skuadra kineze janë interesuar për lojtarin teksa duket se ka marrë ofertën më të madhe në historinë e futbollit për t’u bërë lojtari i parë që fiton një milion euro në javë.

KESCO

Megjithatë lojtari ka refuzuar një pagë të tillë, duke thënë se “Preferoj të rri në tribunat e Realit se sa të transferohemi në Kinë”.

Ndryshe, lojtari erdhi në klubin spanjoll gjashtë vjet më parë nga Tottenham Hotspur për një rekord shume prej 100 milionë eurove.

Ai deri më tani me Los Blancos ka fituar 16 trofe, duke përfshirë katër tituj të Ligës së Kampionëve. /KlinaPress/