Connect with us

Sport

Pas prezantimit të Hazardit, këto janë dy formacionet e mundshme të Zidanet me belgun yll të skuadrës

Published

on

ART MOTION

Pas prezantimit të madh të Eden Hazardit në Santiago Bernabeu, duket qartë se formacioni i Zinedine Zidanet për sezonin 2019/20 do të përbëhet nga ylli belg dhe dhjetë të tjerë.

Hazard do të jetë xhevahir i projektit të ri të Real Madridit dhe ai do të udhëheqë ekipin, i cili tani pas një sezonit të dështuar përballet me kërkesa më të larta se kurrë.

Pra, si mund të vijmë deri tek Real Madridi i ri i Zidanet? Francezi dha disa deklarata të tij në fund të sezonit kanë dhënë tashmë një ide rreth formacionit.

KESCO

“Formacioni madje mund të ndryshojë renditjen”, ka thënë Zidane në një bisedë të tij me mediat.

Duket sikur formacioni 4-3-3 që Zidane ka favorizuar gjatë kohës së tij në krye të Real Madridit, nuk është më i vetmi opsion.

Formacionet e mundshme të Zidanet me Real Madridin (Foto: Marca.com)

Hazard mund të luajë në të majtë në sistemin 4-3-3, por mund të veprojë në rolin e numrit 10 në një formacion 4-2-3-1, me Vinicius Junior që do të luante në të majtë.

Zidane thuhet gjithashtu se po shtyn shumë edhe për transferimin e Paul Pogba në Bernabeu, me francezin që do të luante në krahë të Toni Kroosit. /KlinaPress/