ShowBiz
Pasi mbajti koncert në Prishtinë, Miley Cyrus shtrohet në psikiatri

Disa ditë pasi performoi në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, mësohet se artistja Miley Cyrus është shtruar në një klinikë psikiatrike.
Sipas mediave të huaja, shtrimi i këngëtares është bërë për të përmirësuar gjendjen e saj psikologjike si dhe për t’ia shpëtuar martesën.
Thuhet se familjarët e kanë bindur këngëtaren që të marrë trajtimin e duhur edhe sepse kohët e fundit, ajo dhe aktori Liam Hemsworth kanë patur shumë probleme në çift.
“Ata kanë pasur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit këngëtarja nuk dëgjon askënd. Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me “djallin”, duhet të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë”, tha një burim pranë artistes./KlinaPress/