Connect with us

Lajme

Për këtë deklaratë u shkarkua ministri Agim Veliu (VIDEO)

Published

on

Princ Caffe Banners

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Kjo pasi mbrëmë vonë, Veliu, për televizionin Klan Kosova, u deklarua kundër qëndrimit të Kurtit mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kurti ka thënë se deri te ky vendim ka ardhë për arsye se me këtë deklaratë Veliu ka përhapur panik pasi ka thënë se “në Kosovë situata është serioze dhe se numri po rritet nga ora në orë”.

KESCO

Kryeministri Kurti ka theksuar se as Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet./KlinaPress./