Connect with us

Lajme

Për një person, bllokohet tërë fshati, të rejat e fundit nga Dumnica e Podujevës

Published

on

ART MOTION

Një person nga Dumnica e Podujevës është konfirmuar si i diagnostifikuar me koronavirus. Kjo ka bërë që ky fshat i madh i Podujevës të bllokohet sot totalisht.

Indeksonline mëson se policia nuk po lejon hyrje as dalje në Dumnicë. Dyshohet se personi ka patur kontakt me shtatë shtëpi.

Banorët e Dumnicës në kushte anonimiteti tregojnë për Indeksonline se shqetësimi është i madh ngase ka simptoma të gripit edhe tek persona të tjerë.

KESCO

Megjithatë, banorët janë nën masa sigurie dhe kontrolli nga institucionet përgjegjëse dhe ndaj tyre po mirren të gjitha masat e duhura shëndetësore.

Llapjani i infektuar me koronavirus është 62 vjeçar, i ardhur nga Italia pak ditë më parë./KlinaPress./