Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Për shkak të koronavirusit, shtyhet rinisja e Bundesligës

Published

on

Petrol Company Banner

Është shtyrë rinisja e Bundesligës për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFL) ka njoftuar se e ka zgjatur pezullimin e Bundesligës dhe Bundesligës 2 të paktën deri më 30 prill, për shkak të pandemisë koronavirus.

Në fillim të këtij muaji sezoni i futbollit në Gjermani u shty deri më 2 prill, në vijë me datën e rikthimit të pesë ligave të mëdha evropiane.

KESCO

Megjithatë, për shkak të përhapjes së pakontrollueshme të Covid-19 jo vetëm në Gjermani por në gjithë botën, DFL-ja e ka rishikuar vendimin e mëhershëm dhe ka vendosur që mos të ketë futboll në vend para 30 prillit.

Në një komunikatë për media, DFL-ja tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për të gjithë skenarët por mundësitë për ta kthyer futbollin varen edhe në faktorë të jashtëm, në zhvillime mbi të cilat DFL-ja dhe klubet kanë ndikim të vogël apo fare hiç; siç është përhapja e mëtutjeshme e virusit dhe vlerësimi i situatës nga politika”.

“Bazuar në këtë, Asambleja e Përgjithshme rekomandon zgjatjen e pezullimit të Bundesligës dhe Bundesligës 2 të paktën deri më 30 prill”, shkruhet tutje në njoftim./KlinaPress./

Mëso shqip – MDIS
Mëso shqip – MDIS