Connect with us

Lajme

Përdhunoi të bijën për 3 vite, jepet vendimi për shqiptarin. Në gjykatë preferoi të…

Published

on

GorenjeKosova

Gjykata e Kurbinit la në burg 48-vjeçarin e akuzuar për përdhunimin e së bijës minorene. Seanca e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura.

Persona që ishin të pranishëm në gjyq i thanë BIRN se i akuzuari është shfaqur i qetë në pritje të vendimit, ndërsa nuk ka folur asnjë fjalë para gjykatës. Avokati mbrojtës Edmond Bunaj tha se 48-vjeçari e mohon akuzën.

Ndërkohë gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij  për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”. Po ashtu, 48 vjeçari akuzohet edhe për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

KESCO

Ai u arrestua pas transmetimit të një videoje nga emisioni Fiks Fare. E bija e akuzoi atë se e kishte rrahur, lidhur dhe përdhunuar disa herë. Në video vajza akuzoi policinë se e kishte shtrënguar të tërhiqte një kallëzim penal të bërë ndaj babait, duke e kërcënuar se nëse akuzat nuk provoheshin do të dënohej për kallëzim të rremë./KlinaPress/