Connect with us

Lajme

Përkundër grevave, Kastrati nuk heq dorë nga mbyllja e shkollave me pak nxënës

Published

on

Princ Caffe Banners

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, pavarësisht grevës së paralajmëruar, është shprehur i vendosur që ta qojë deri në fund reformën në arsim. Ai ka potencuar se kjo reformë është më se e nevojshme për nxënësit e Kamenicës, teksa ka shtuar se kundërshtimet e SBASHK-ut, sipas tij, po bëhen për arsye politike.

Pavarësisht grevës së paralajmëruar, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, po i qëndron pas, reformës në arsim, raporton RTV Dukagjini.

Ai ka bërë të ditur se reformën do ta fillojnë gjatë këtij mandati nga data 2 shtator, dhe se do të bëhet gradualisht duke filluar në disa fshatra.

KESCO

“Kemi menduar që reforma në arsim duhet të bëhet gjatë këtij mandati dhe kjo do të bëhet gradualisht…Ju siguroj se ne jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund kjo reformë dhe se kjo është e domosdoshme për nxënësit”, deklaroi Qëndron Kastrati, përcjell KlinaPress.

Sipas Kastratit, SBASHK-u dhe partitë politike po e keqpërdorin këtë reformë për qëllime politike.

“Ne konsiderojmë se janë duke u keqpërdoruar qytetarët dhe mësimdhënësit nga SBASHK-u dhe subjektet politike, ku po mundohen të përdorin në mënyrë populiste se gjoja shkolla duhet ofruar vetëm një nxënësi apo mësimdhënësi”, deklaroi mes tjerash Qëndron Kastrati.

Përndryshe, Kastrati ka thënë se janë vetëm tri sfida me të cilat mendon se mund të përballet: Transporti, mësimdhënësit dhe lëvizja nga një fshat në një tjetër./KlinaPress/