Connect with us

Lajme

Personat e parë lirohen nga karantina, mbrëmë kishin thyer dyert e konvikteve në shenjë revolte

Published

on

Princ Caffe Banners

Lirohen personat e parë nga karantina, mbrëmë kishin thyer dyert e konvikteve në shenjë revolte.

Sot janë liruar personat e parë të karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Mbrëmë në këtë qendër kishte pasur revoltë nga ana e të karantinuarve, pasi atyre u ishte shtyrë qëndrimi aty më shumë se 14 ditë dhe nuk ishin liruar në kohën që u ishte premtuar.

Të liruarit e parë janë ekipi i boksierëve kosovarë, që ishin kthyer nga Londra, pas pjesëmarrjes në një turne atje. Ata i kanë bërë të martën e kaluar 14 ditë në karantinë në Qendrën e Studentëve, dhe mbrëmë ishin revoltuar, pasi kërkonin lirimin nga aty.

KESCO

Siç mëson Gazeta Online Reporteri, ata mbrëmë kishin thyer dyert e konviktit ku kishin qenë të karantinuar, dhe policia prezente në Qendrën e Studentëve nuk kishte ndërhyrë, pasi nuk ishin të pajisur me rrobat që janë speciale për kontakt me personat e infektuar me viruse apo ata që dyshohen se janë të infektuar.

Edhe Policia e Kosovës në deklarime për media e ka pranuar se mbrëmë vonë disa persona të karantinuar në konviktet 3 dhe 4 kanë shkaktuar probleme duke kërkuar që të dalin nga aty.

Shtatë anëtarët e ekipit të Kosovës në boks të liruar sot nga izolimi prej më shumë se dy javë, ishin futur në karantinë pas kthimit nga Londra ku morën pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike.

Me të ardhur në Prishtinë, boksierëve dhe drejtuesve të tyre u është bërë një kontroll e thjeshtë mjekësore, por jo edhe testi për koronavirus. Ndërkohë ishin futur në izolim pikërisht për arsye të përhapjes së koronavirusit në gjithë botën, si masë mbrojtëse./KlinaPress./