Connect with us

Sport

Peter Crouch bëhet piktor dhe dekorues pas pensionimit nga futbolli

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Peter Crouch në javën e kaluar ka njoftuar për pensionimin nga futbolli, mirëpo nuk do të jetë shumë i lirë përsëri.

Sulmuesi anglez është duke u përkujdesur që ta kalojë kohën e tij me disa aktivitete pas largimit nga futbolli, në mënyrë që t’i shmanget depresionit.

Lojtari 38-vjeçar ka bërë të ditur se ai do të fillojë të pikturojë dhe të bëhet dekorues, për ta kaluar kështu kohën.

KESCO

Peter Crouch

@petercrouch

After a lot of deliberation this summer I have decided to retire from football !
Our wonderful game has given me everything.
I’m so thankful to everyone who helped me get there and to help me stay there for so long. X

18K people are talking about this

Crouch ka thënë: “Aktualisht unë po dekoroj dhe vendos fotot në muret e zyrës time. Dua diçka që më mban të zënë. Vetëm fjala pensionim duket se më frikëson. Më ka lënë një emocion të hidhur. Andaj do të merrem me këtë punë”, ka shtuar më tej.

Sulmuesi i dëshpëruar dëshiron të sigurohet se ai mbetet i zënë – dhe një tifoz i yllit të ish-Anglisë ka bërë një shaka: “Me këmbët që ka Peter, nuk do t’i’ duhen shkallët për ta pikturuar tavanin”.

Kujtojmë se shtatlarti ka luajtur për Tottenham, Dulwich, IFK Hasselholm, QPR, Portsmouth, Aston Villa, Norwich, Southampton, Stoke dhe Burnley.

Ndryshe, 38-vjeçari ka qenë edhe reprezentues anglez, ku ka pasur 42 paraqitje dhe ka shënuar 22 gola në të gjitha garat. /KlinaPress/