Connect with us

Lajme

Pjesëtari i Vetëvendosjes zgjidhet anëtar i Bordit të Hekurudhave të Kosovës

Published

on

PEX HOST 728×90

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Dermaku, është zgjedhur sot anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike Hekurudhat e Kosovës – Infrakos.

Ky vendim është marrë sot nga shefi i Qeverisë, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Vetëvendosjes.

Artan Dermaku në partinë e Kurtit ishte antarësuar në muajin gusht të vitit 2018.

KESCO

Përveç Dermakut, në bordin e Infrakosit janë emëruar edhe Enis Berisha, Vjollca Jashari dhe Abdullah Lala.

Kurti po ashtu ka emëruar një tjetër njeri të Vetëvendosjes në bordin e një tjetër ndërmarrjeje.

Bëhet fjalë për Mentor Hysenin, i emëruari si kryesues i bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”./KlinaPress./