Connect with us

Lajme

Plaçkitje si nëpër filma, personat e armatosur futen në argjendari dhe vjedhin stoli në vlerë 4 milionë dollarë

Published

on

Pex Host Big

Një plaçkitje si nëpër filma në mes të ditës ka ndodhur gjatë të martës në New York, ku persona të armatosur kanë vjedhur stoli ari në vlerë prej 4 milionë dollarë.

Tre burra të armatosur ishin futur në lokal duke u shtirur kinse janë të interesuar të blejnë diçka, dhe më pas kanë lidhur me litar shitësin duke i vënë edhe një shirit ngjitës në gojë, transmeton KlinaPress.

E në lagjen ku ka ndodhur plaçkitja njihet për argjendaritë e shumta në të cilat blejnë stoli edhe rep artistët e famshëm, e kështu plaçkitësit kanë vjedhur aq shumë stoli sa që fillimisht janë detyruar t’i vjedhin edhe disa çanta të mëdha me të cilat janë larguar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

KESCO

E në mesin e gjësendeve të vjedhura kishte orë, vathë, varëse dhe stoli tjera. Megjithatë edhe pse kanë arritur t’iu shmangen prangave të policisë, ata nuk i janë shmangur edhe kamerave të sigurisë të cilët i kanë regjistruar qartë fytyrat e tyre. /KlinaPress/

ABC News

@ABC

Manhunt on for suspects in $4 million New York City jewelry store robbery. https://abcn.ws/2znVYcX 

Embedded video