Connect with us

Kronika e Zezë

Plagoset pronari i shtëpisë, vritet hajni në Shtime

Published

on

SIGMA Banners

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në Godanc të Shtimës.

Kjo pasi, disa persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një shtëpi, dhe kur janë zënë nga pronarët e shtëpisë, gjatë ndjekjes së tyre, njëri nga të dyshuarit ka goditur me mjete të forta grabitësin duke i shkaktuar lëndime vdekje prurëse.

Major Mehmetali Hajdini për Indeksonline ka dhënë detaje nga rasti.

KESCO

“Rreth orës 3 e 30 është njoftuar Policia që ka të shtëna në lagje dhe përleshje mes disa personave. Në vendngjarje ka shkuar Policia dhe ka marrë informacione, ku dyshohet se tre a katër persona janë futur në shtëpi me qëllim dyshohet për grabitje. Aty në shtëpi e kanë takuar pronarin e shtëpisë, rastësisht dhe është ballafaquar me të, duke e plagosur me armë pronarin në këmbë. Pastaj, pronari bashkë me të vëllain i kanë ndjekur të dyshuarit, grabitësit, dhe njërin nga grabitësit  e kanë vra me mjete të forta. Ai nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve, dhe ka ndërruar jetë ne vend të ngjarjes, derisa trupin e kanë dërguar për obduksion”, ka thënë Hajdini.

Ai ka shtuar se gjendja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë.

“I plagosuri është në QKUK për tretman mjekësor dhe gjendja është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Vllau në  cilësinë e të dyshuarit e kanë arrestuar, pasi që ka përdorë mjetë të forta e ka goditur për vdekje grabitësin.  Me urdhrin e Prokurorit, ai është arrestuar. Tani jemi në fazën e hetimeve”.

Ende nuk dihet identiteti i grabitësit të vrarë, ndërsa të tjerë që ishin më të, kanë arritur të arratisën.

Policia ka mbledhur dëshmi dhe është duke bërë hetime të nevojshme përkitazi me rastin./KlinaPress/