Connect with us

Lajme

Plaku i cili u ther më thikë në xhami e fal sulmuesin

Published

on

Pex Host Big

Një burrë që u plagos me thikë brenda xhamisë qendrore të Londrës, gjatë lutjeve të pasdites, ka thënë se ai e fal sulmuesin e tij.

Raafat Maglad, 70 vjeçar, u trajtua në spital për plagën e marrë me thikë në qafë pas sulmit të së enjtes, raporton BBC.

Pas kthimit në xhaminë pranë Parkut Regent, për lutjet e së premtes, ai tha se nuk e urrente sulmuesin e tij dhe u ndje keq për të dhe se ka vendosur ta falë atë, transmeton Albuk Tv.

KESCO

Një burrë 29-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasje në tentativë.

Ai gjatë sulmit, ishte kapur nga të pranishmit në xhami dhe mbajtën atë derisa të arrinin oficerët policor./KlinaPress./