Connect with us

Sport

Pochettino: Kisha shumë oferta për t’u larguar nga Tottenhami

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Mauricio Pochettino ka thënë se ai kishte shumë oferta nga klube të ndryshme, mirëpo asnjëra nga to nuk e ka zgjuar interesimin e tij.

Trajneri argjentinasi është shndërruar në njërin prej trajnerëve më të mirë në botën e futbollit, derisa ka zgjuar interesimin edhe të skuadrave si, Real Madrid, Manchester United, Barcelona dhe Juventus.

“Po, kam pasur shumë [oferta për t’u larguar]”, ka thënë Pochettino. “Kishte shumë oferta në këto pesë vite dhe Daniel [Levy] di për disa – por jo të gjitha”.

KESCO

“[Ofertat ishin] nga kudo. Daniel e di shumë mirë se si është angazhimi ynë me klubin. Është masive, është më shumë sesa normale. Por, është normale që trajnerë të ndryshëm [të marrin oferta].

“Nëse pyetni [Pep] Guardiolan, nëse pyetni [Jurgen] Kloppin, kështu është kur pyet trajnerët më të mirë … Sigurisht Guardiola po punon në City dhe merr një telefonatë nga një klub tjetër. Klopp ose një trajner tjetër”.

Pochettino gjithashtu minimizoi çdo interes të kaluar për t’u larguar, duke thënë se do të kishte qenë një vendim i arsyeshëm për të bërë, por ai kishte vendosur të qëndronte me Spurs. /KlinaPrress/