Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

‘Pogba i ri’- objektivi kryesor i Real Madrid për në verë

Published

on

SIGMA Banners

Real Madrid po planifikon lëvizje të mëdha gjatë merkatos së verës.

Mbështetja e Eduardo Camavinga te Real Madrid po rritet, dhe ai është parë shumë si një lojtar, e ardhmja e të cilit qëndron në ‘Santiago Bernabeu’.

Mesfushori i Rennes po cilësohet si Paul Pogba i ri, dhe ai mendohet të jetë lojtari ideal për të zëvendësuar Casemiro në kryeqytetin spanjoll.

KESCO

Camavinga ka kontratë në Francë deri në vitin 2022, por në vetëm 17 vjeç ai tashmë ka qenë i jashtëzakonshëm, madje duke shkëlqyer në fitoren e tyre ndaj Paris Saint-Germain këtë sezon, përcjell lajmi.

Pothuajse çdo klub i madh evropian ka qenë i lidhur me të që nga gushti, por Real Madrid ishin nga të parët që kishin skautë që monitoronin çdo hap të tij.

Los Blancos po vazhdojnë politikën e tyre të transferimeve për të sjellë në klub talentë të ri./KlinaPress./