El Barça fabrica cracks, el Madrid els compra. Interessant comparativa: http://is.gd/14pkz
Sport
Postimi i Barcelonës në ‘Twitter’ më 2009: “Barça prodhon talentë, Reali blen”

Dikur, Barcelona krenohej me akademinë “La Masia”, nga e cila shkollë kanë dalë talentë të jashtëzakonshëm që kanë lënë gjurmë në botën e futbollit.
Teksa krenohej, në vitin 2009 edhe kishte thumbuar Real Madridin me një postim në “Twitter”, ku ishte shkruar; “Barça prodhon talentë, Reali i blen ata”.
Karim Benzema, Kaka, Xabi Alonso – janë të tjerë lojtarë që u blen në verën e vitit 2009.

Me ardhjen e Antoine Griezmann, Barcelona tani ka shpenzuar më shumë se 1 miliard euro që nga vera e vitit 2014 (1.08 miliardë), më shumë se çdo klub.
Katalunasit kanë kaluar në këtë aspekt tri klubet angleze, Manchester City (996 milionë), Manchester United (890 milionë) dhe Chelsea (875), që gjenden menjëherë pas Barcelonës.
Kurse Real Madridi, nga sezoni 2014/15, renditet i teti në listën e klubeve që kanë shpenzuar më së shumti me 755 milionë euro.
Gjatë këtyre pesë viteve, Barcelona gjithashtu edhe ka shitur shumë lojtarë. Ka fituar 627 milionë euro me largimet e futbollistëve, kurse nga shitjet Reali ka arkëtuar 543 milionë euro./KlinaPress/