Sport
Presidenti i Fenerbahçes e ‘qon në qiell’ Vedat Muriqin, ja çka thotë për të

Vedat Muriqi po shkëlqen të Fenerbahçe.
Pasi debutoi me gol në ndeshjen e parë zyrtare me klubin e ri, Fenerbahcen, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka marrë lëvdata të mëdha nga presidenti i klubit të ri të tij, Ali Koç.
“Për një kohë të shkurtër Vedati është bërë ikonë e shumë tifozëve të rinj dhe fëmijëve. Më kanë pëlqyer fotografitë e tij kur ishte fëmijë me fanella të Fenerbehces. Ka vite që një sulmues i kalibrit të tij i ka munguar klubit tonë”, ka thënë Koç.
Për shkak se jashtë kanë mbetur Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu – tre lojtarët më vendimtarë në skuadër.
Zeneli, lojtari më i mirë i vendit në vitin 2018, është duke u rikuperuar momentalisht nga një lëndim i rëndë në gju të cilin e pësoi pikërisht në ndeshje kundër Malit të Zi.
Rashica, ndërkohë, u lëndua në fundjavë gjatë një ndeshjeje me Werder Bremen në Bundesligë duke e tërhequr muskulin në kofshe. Trajneri i tij, Florian Kohfeldt, konfirmoi se 23-vjeçari nuk pritet të kthehet deri pas ndeshjeve të kombëtareve.
Ndërsa, Kryeziu është ende duke u rikuperuar nga lëndimi i gjatë në ligamente të gjurit./KlinaPress/