Sipas një njoftimi për media, Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Chabert për bashkëpunimin korrekt dhe të mirë me institucionet e Kosovës.

“Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe me punën tuaj si ambasador, ju e keni forcuar edhe më tej këtë marrëdhënie tonën ndërshtetërore”, u shpreh presidenti Thaçi.

KESCO

Ndërkaq, ambasadori Chabert theksoi se bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

“Ne jemi në shërbim të afrimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve tanë”, u shpreh ambasadori Chabert.

Presidenti Thaçi dhe ambasadori Chabert biseduan edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. /KlinaPress/