Connect with us

ShowBiz

Prindërit befasojnë Bebe Rexhën në mes të koncertit, njëherazi “çmënd” me nje foto te postuar ne instagram

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Bebe Rexha gjatë ditëve të kaluara ka mbushur plot 30 vjet dhe me këtë rast ka publikuar këngën, “Not 20 Anymore”.

Këngëtarja ka festuar ditëlindjen siç është më së miri gjersa dje ka mbajtur një koncert së bashku me bendin Jonas Brothers.

Këta të fundit së bashku me prindërit i kishin përgatitur një befasi këngëtares duke u ngjitur në skenë koncertale.

KESCO

Këtë moment të veçantë këngëtarja e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram dhe me këtë rast i ka falënderuar të gjithë për këtë befasi të këndshme.

“Ahhhh! Nuk më besohet që prindërit e mi të mrekullueshëm dhe vëllai më surprizuan në skenë sonte! Dhe videoja surprizë! Faleminderit të gjithëve që më kënduat “Shumë urime për ty!”, shkruan këngëtarja.

Ndryshe, Bebe bëri bujë të madhe me sjelljen e një imazhi në rrjetet sociale teksa shihej topless. /KlinaPress/