Black
Privohet nga jeta një grua 43 vjeçe në Pejë, policia nis hetimet

Një grua 43 vjeçe privohet në Pejë, policia nis hetimet.
Një grua e moshës 43 vjeçe është privuar nga jeta sot në Pejë.
Burime të Express kanë thënë se dyshimet e para janë se dorasi i është burri i gruas.
“Sot më 24 8 rreth orës 12.50 një qytetar ka informaur policinë se në rrugën “Remzi Hasani” në Pejë një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrirë në rrugë dhe është identifikuar. Sh.R e lindur më 1975 nga Gjakova”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Express.
“Njësitë relevante kanë dalë në vendin ne ngjajres. Është njoftuar prokurori i shtetit. Është shikuar vendi i ngjarjes”, thuhet më tej në përgjigje.
Ndërkohë, burime të Express brenda hetuesisë kanë thënë se gruaja dyshohet se është vrarë nga burri i saj.
E njëjta është e komnunitetit rom.
Të njëjtin rast e ka raportuar edhe gazetari nga Peja, Adnan Hysenaj./KlinaPress/