Connect with us

Lajme

Profesori Afrim Hoti i bashkohet AAK-së

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti nga sot do të jetë pjesë e skenës politike.

Hoti ka vendosur që rrugëtimin e tij politik ta bëjë në partinë e Ramush Haradinajt.

“Vullneti i tij i shprehur që politikisht të rrugëtojmë bashkë, është dëshmi se vlerat e Aleancës për ta mbrojtur me vendosmëri të drejtën dhe të vërtetën, si dhe vendimmarrja e guximshme, po gjejnë mbështetje të gjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

KESCO

Postimi i plotë:

Njëri nga ekspertët e të Drejtës Ndërkombëtare, ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Publik të Prishtinës, Prof. Dr. Afrim Hoti, nga sot iu bashkohet radhëve të Aleancës. Vullneti i tij i shprehur që politikisht të rrugëtojmë bashkë, është dëshmi se vlerat e Aleancës për ta mbrojtur me vendosmëri të drejtën dhe të vërtetën, si dhe vendimmarrja e guximshme, po gjejnë mbështetje të gjerë. Mirënjohës për besimin dhe dalshim faqebardhë me projektin tonë 100% shtet, si alternativa e vetme që i garanton vendit zhvillim me dinjitet. /KlinaPress/